Vrasja të premten në Zllakuqan, Gjykata merr një vendim

by admin
Spread the love

Një të dyshuari për vrasjen e një personi, të premten në Zllakuqan të Klinës, Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Një person është vrarë të premten mbrëma në fshatin Zllakuqan të Klinës. Policia kishte arrestuar tre persona; njëri nga ta dyshohej se kreu vrasjen e dy të tjerët dyshohej se ishin përfshirë.

Gjykata e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit personit që dyshohet se është vrasësi. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja Tringa Zhuti.

“Një muaj është caktuar masa e paraburgimit për personin që dyshohet se ka kryer vrasjen. Kërkesa e Prokurorisë ka qenë kështu dhe Gjykata e ka miratua”, ka thënë ajo.

You may also like