Vrasja në Ferizaj, reperi kosovar e kërcënon Butën dhe vëllaun e tij i cili është dorasi

by admin
Spread the love

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qytetin e Ferizajt, u vra 30-vjeçari Gazmend Hyseni. I dyshuar për këtë rast është Qëndrim Januzi, vëllai i reperit të njohur “Buta”.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar miq të shumtë të viktimës, ndër ta edhe reperat si “Fero”, “Fuego”, “Skerdi” dhe “Mossi”.


Ku ky i fundit, më hërët kishte publikuar një “diss” kundër reperit nga Ferizaj, Buta.

Mossi përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, i ka fyer dy vëllezërit, madje i ka kërcënuar:

Ai ka kujtuar të ndjerin Gazmendin, teksa ka shkruar:

“U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njoftë por më dhimbet kushdo që prihet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është. Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij”.


Lexo lajme interesante

You may also like