Vrasja në Çarshi të Vjetër në Shkup, arrestohet një person i dyshuar

by admin
Spread the love

Një person nga Shkupi është arrestuar për lidhje në vrasjen e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit në “Shisha Bar”, e cila ka ndodhur tre muaj më parë, mëson “Makfax”.
Ky është personi i parë të cilit Gjykata Penale i ka caktuar masën e paraburgimit dhe lidhet me këtë rast. Njëkohësisht përmes ndihmës juridike ndërkombëtare po kërkohen autorët e tjerë.
Jeton Krivanjeva i ashtuquajtur Zhilla dhe Enes Iseni ishin personat që u vranë , ata ishin të dyshuar se kishin lidhje me tregun e drogës.
Sipas burimeve jozyrtare të “Makfax” nga gjykata, personi nga Shkupi dyshohet se ka lidhje me veturën “Audi” me të cilën kanë ikur autorët e vrasjes dhe më pas e njejta ishte djegur.



You may also like