“Vrapo Babadimër” mbahet më 25 dhjetor në sheshet e Prishtinës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Më 25 dhjetor në orën 12 në Prishtinë do të mbahet aktiviteti humanitar “Vrapo Babadimër”.

Pjesëmarrësit do të vishen me kostume të babagjyshit të Vitit të Ri dhe paratë e mbledhura nga ky aktivitet do të dërgohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e Hemato-onkologjisë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.

“Jepi buzëqeshje familjeve në nevojë, bëhu Babadimër. Më 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00, ju presim të gjithëve të vrapojmë së bashku me kostume të babadimrit nga sheshi “George Bush” deri te sheshi “Skënderbeu”, për t’u kthyer më pas në pikën e nisjes. Kostumet dhe numrin pjesëmarrës mund t’i blini çdo ditë te sheshi “Zahir Pajaziti” në shtëpizën e “Vrapo Babadimër””, ka shkruar Rama në Facebook.

“Të gjitha mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë. Faleminderit Jusuf për ftesën e dhuratën, mezi presim t’i bashkohemi iniciativës”, ka shtuar ai.

You may also like