Vranësira, reshje shiu e bore, kështu do të jetë moti gjatë fundjavës

by admin
Spread the love

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell dhe reshje shiu.

Sot parashikohet të mbajë mot i kryesisht i vranët e me diell. Hera herës vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore reshje bore me intensitet të ulët. Temperaturat për ditën e sotme do të luhaten nga 6 deri në 9 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 7 deri në 13 °C.

E diela do të jetë me mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashikohen të lëvizin prej 12 deri në 15 °C./revistawho.com

You may also like