Vranësira dhe shi në gjithë vendin, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e sotme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pjesa më e madhe e ditës së hënë në vendin tonë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta gjatë paradites dhe reshjet e pakta do të jenë prezente në zonat Veriore. Sipas Meteoalb, në vijim pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta përgjatë gjithë 24 orëshit. Prashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu, por gjithashtu do të ketë dhe reshje të dëbore në Kosovë përgjatë ditës së hënë.

Maqedonia e Veriut
Territori i Maqedonisë së Veriut do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta. Pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë shiu dhe dëbore.

Rajoni dhe Europa
Skandinavia dhe pjesërisht Europa Qendrore do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, duke sjellë reshje dëbore në zonat Lindore. Ndërsa Europa Jugore do të jetë me reshje shiu, por në Rajonin e Ballkanit do të ketë dhe reshje dëbore.

You may also like