Votohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski kryeministër

by admin
Spread the love

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut votoi sonte qeverinë e re të propozuar nga Dimitar Kovaçevski. Gjysmë ose para mesnate, 62 deputetë votuan pro qeverisë së re, 46 kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.

Në fjalimin e tij, Kovaçewvski kërkoi mbështetjen e deputetëve. “Qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt. Zgjedhe do të ketë por në vitin 2024.

Prej nesër filloj me punë. Do të kem takimmem ambasdadoren gjermane. të martën do të takohem me kryeministrin bullgar Petkov nga i cili do të kërkoj mbështetje për pooullin e Maqedonisë dhe zgjidhje. të lëmë ndarjet partiake dhe etnike të bashkohemi në interes së qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Dimitar Kovaçevski zëvendësoi në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen për shkak të humbjes së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.

You may also like