Votohet ligji – më shpejtë deri tek ilaçet për sëmundje të rralla – Shqip

by admin
Spread the love

“TRIKAFTA” PËR TË GJITHË PACIENTËT ME FIBROZË CISTIKE

Me 82 vota “për”, pa asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, Kuvendi votoi ndryshimet ligjore të Ligjit për ilaçe, me të cilët të gjithë pacientët me fibrozë cistike do ta marrin ilaçin “Trikafta”, njofton KlanM.

Ndryshimet ligjore parashikojnë lehtësime gjatë furnizimit me ilaçe që kryesisht destinohen për pacientët me sëmundje të rralla dhe të rënda.

Ndryshimet e këtilla ligjore që fillimisht ishin inicuar për të lehtësuar furnizimin me ilaçin “Trikafta”, sic percjell KlanM, do të mundësojnë që përveç këtij ilaçi, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me çmime më të ulatë, të bëhet furnizimi edhe me ilaçet tjera që kanë një prodhues të vetëm.

Kuvendi ka miratuar edhe ndryshimet e Ligjit për Sigurim Shëndetësor, I cili, gjithashttu ndërlidhet me ilaçet për sëmundje të rralla dhe ka të bëjë me komisionin që propozon ilaçe në ngarkesë të Fondit.

Javën e kaluar, sic njofton KlanM, në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve mbërriti ilaçi “Trikafta”, për tetë pacientët me fibrozë cistike që janë në situatë më kritike, kurse me ndryshimet ligjore, terapinë e nevojshme duhet ta marrin edhe pacientët tjerë me këtë diagnozë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, në seancë theksuan se do t`i mbështesin ndryshimet ligjore, por shfaqën dyshime se në kurriz të të sëmurëve dikush do të bëjë krime, për shkak se propozimi është jashtë Ligjit për furnizime publike.

You may also like