Vota për Smajl Latifin është investim për Rahovecin

by admin
Spread the love

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përmbyllur fushatën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në një tubim në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Haradinaj ka qëndruar aty në përkrahje të kandidatit të partisë së tij dhe kryetarit aktual Smajl Latifi.

Haradinaj para të pranishmëve ka thënë se “Latifi vërtetë është njeri i mirë dhe se ndershmërinë dhe pastërtinë e tij njerëzore e ka më të mirën të mundshme, pastaj është gjithmonë afër jush dhe Smajl Latifi ka vetëm një shef, kombin shqiptar dhe nuk ka shef tjetër”.

“Ata që thonë se Smajl Latifi u shërben shefave nuk e kanë ofendu Smajlin por kanë ofenduar breza e breza të lëvizjeve kombëtare e çlirimtare që kanë pas vetëm një qëllim, lirinë e kombit të vet”.

Gjithashtu Haradinaj ka theksuar se “vota për Smajl Latifin është investim për Rahovecin”.

“Kur është votuar me 17 tetor ka qenë më e komplikuar dhe kanë dal edhe vota të pa vlefshme, e dhimbshme. Tash është shumë e lehtë, tash aty keni vetëm dy emra por që vetëm Smajlin keni me e zgjedhë”.

Para takimit kryesor në Xërxë, Haradinaj ka marrë pjesë edhe në një takim në fshatin Krushë e Madhe, gjithashtu në mbështetje të Smajl Latifit, i cili të dielën do ta ketë përball kandidatin e VV-së Visar Korenica.

You may also like