Von der Leyen pritet të kandidojë për një mandat të dytë në Komisionin Evropian: Jam gati edhe për pesë vite të tjera

by admin
Spread the love

Ursula von der Leyen (65) është në moshën kur shumica e njerëzve në Evropë dalin në pension.

Por ajo nuk do të donte të bëhej ende pensioniste. Kjo kristiandemokrate gjermane drejton Komisionin Evropian që nga viti 2019, si gruaja e parë në këtë pozicion. Tani ajo do të donte një mandat tjetër, deri në vitin 2029.

Nga një pozicion i fuqishëm, Von der Leyen do të donte të shihte deri në fund gjërat që ka filluar me ekonominë evropiane dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE. “Mendoj se Ursula von der Leyen bëri një punë të mirë. Unë e di se kjo punë ka shumë vështirësi”, tha së fundmi Jean-Claude Juncker, luksemburgasi që më parë drejtoi Komisionin.

Të hënën, von der Leyen tha zyrtarisht në një takim partiak të Unionit të saj Kristiandemokrat në Berlin se është  gati edhe për pesë vjet të tjera.Kryesia e CDU  e miratoi njëzëri kandidaturën e saj të hënën.

Pas dy javësh, Partia Popullore Evropiane duhet të njoftojë se von der Leyen është “mbajtësja e listës” për zgjedhjet evropiane të qershorit. Ajo nuk do të jetë në fletëvotim, por në këtë mënyrë votuesit e dinë se, në rast të një fitoreje të moderuar konservatore, ajo do të drejtojë Komisionin.

Ursula von der LeyenFotografi: Jonathan Raa/NurPhoto/picture alliance

Çfarë do të thotë Orbani?

Megjithatë, 27 krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së vendosin se kë do të propozojnë për kreun e administratës së Brukselit. “Shanset e Von der Leyen nuk janë të këqija, por definitivisht nuk do të jetë e lehtë,” na thotë Yanis Emanoulidis nga Qendra për Politikat Evropiane në Bruksel.

Sepse pozicioni drejtues është vetëm një pjesë e paketës që do të vendoset në verë, shpjegon ky analist. Mbetet për t’u parë se kush do të udhëheqë Këshillin Evropian, kush do të jetë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe presidenti i Parlamentit Evropian. E gjithë kjo kërkon marrëveshjen e 27 liderëve të vendeve të BE-së. Kryeministri hungarez Viktor Orbán, nga ana tjetër, është një kundërshtar i vendosur politik i Ursula von der Leyen, i cili mund të vërë veton ndaj saj. “Ai patjetër do të ketë kërkesa për pëlqimin e tij”, thotë Emanoulidis.

Ai kujton se Von der Leyen do të duhej të kalonte edhe para deputetëve të Parlamentit Evropian, ku në vitin 2019 kishte një shumicë të ngushtë prej vetëm nëntë votash më shumë se ç’duhej. Këtë herë, gjetja e një mazhorance do të jetë një detyrë edhe më e vështirë, sepse sondazhet u japin populistëve të djathtë mundësinë për të hyrë në parlamentin prej 720 vendesh me më shumë deputetë.

Deputeti italian socialdemokrat Bernardo Benifei tha për DW se Bashkimit Evropian i duhet një kthesë, jo një mandat tjetër i Ursula von der Leyen. “Ajo po përpiqet të jetë shoqja më e mirë e nacionalistëve si Meloni. Ajo ka krijuar rregulla migracioni që janë kundër interesave të BE-së”.

Shumë ka filluar e pak ka mbaruar?

Ursula von der Leyen, Macron dhe Orban
Ursula von der Leyen, Macron dhe OrbanFotografi: Ludovic MARIN/AFP

Vëzhguesit në Bruksel në përgjithësi vlerësojnë sesi von der Leyen, ish-ministre gjermane e Mbrojtjes, e provoi veten në kriza të tilla si pandemia dhe pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.

“Nuk ishte e lehtë për zonjën Von der Leyen të ruajë unitetin. Ajo ia doli me sukses, ndaj edhe meriton lëvdata”, tha Juncker. Martin Schirdevan, një eurodeputet nga e majta gjermane, e sheh ndryshe. “Çfarë arriti ajo në të vërtetë? Ajo është një mjeshtre e njoftimeve dhe e prodhimit të titujve të bukur. Por nuk ka rezultate në mbrojtjen e demokracisë, luftimin e varfërisë dhe forcimin e industrisë në Evropë”, tha ai për DW.

Emanoulidis thotë gjithashtu se Von der Leyen shpesh vendos në tryezë më shumë sesa mund të tretet. “Por ndonjëherë është e nevojshme në mënyrën e komunikimit dhe presionin që ushtrohet kur kërkohen kompromise në nivel evropian dhe kur duhet të tregohet lidership.”

Çfarë ndodh nëse Trump vjen përsëri?

Në vitin 2019, von der Leyen filloi punën e saj në Bruksel duke pretenduar se drejtonte një Komisioni Evropian “gjeopolitik”. Së pari, u përpoq të thellonte bashkëpunimin me vendet afrikane. Por agresioni rus e shtyu të gjithë këtë në plan të dytë.

Donald Trump
Donald TrumpFotografi: Brendan McDermid/REUTERS

Në përgjithësi, Komisioni Evropian nuk e ka të lehtë të bëjë politikë të jashtme, thotë Emanoulidis. “Në politikën e jashtme dhe të sigurisë, shtetet anëtare kanë juridiksion dhe duhet të vendosin unanimisht,” thotë ai. “Është vërtetë e komplikuar në nivel evropian”.

Një mandat i dytë për von der Leyen nuk do të ishte më i thjeshtë. Nga viti i ardhshëm, Donald Trump mund të jetë sërish në Shtëpinë e Bardhë. Ata të dy nuk kanë një marrëdhënie të mirë. Ekziston frika për një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së. “Do të jetë një sfidë për të gjithë ne,” thotë eksperti i BE-së Emanulidis. “Nuk do të ketë probleme vetëm presidenti i Komisionit Evropian. Të gjithë do të kemi probleme brenda BE-së, por edhe brenda NATO-s”./ DW.


Top Channel

You may also like