Von der Leyen “frenon” SHBA-në për Kinën: Jo sanksione nëse dërgon armë në Rusi!

by admin
Spread the love

Në takimin e tyre në Washington, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tentuan të përafrojnë qasjen e dy palëve ndaj planeve të SHBA për të subvencionuar kompanitë amerikane, bazuar në Ligjin për Reduktimin e Inflacionit që nuk është pritur mirë nga disa në Europë.

Po nxisim investime të reja për të krijuar sektorë të energjisë së pastër dhe vende pune, si dhe të sigurohemi që kemi zinxhire furnizimi të disponueshme në të dy kontinentet. Dhe është kjo ide që përshkon Ligjin tonë për Reduktimin e Inflacionit dhe qëndron në zemër të Planit tonë të Industrisë së Gjelbër në BE.“- u shpreh Biden.

Shefja e Komisionit Europian reflektoi të njëjtën ndjesi. “Mendoj se është shumë mirë që ka tashmë një investim të tillë masiv në teknologjitë e pastra dhe të erës”, u shpreh ajo. Sipas ligjit amerikan, administrata do t’u japë 369 miliardë dollarë subvencionime dhe kredi tatimore kompanive amerikane që do të synojnë përgjysmimin e ndotjes me karbon deri në vitin 2030.

Në mesin e luftës së Ukrainës, Europa po përpiqet t’i japë fund ndërvarësisë nga Rusia për burime energjitike fosile. Për ta realizuar këtë, do t’i duhet më shumë qasje tek mineralet jetike, si lithiumi dhe metalet e rralla, pjesa më e madhe e të cilave përpunohen në Kinë.

Europa duhet ta eleminoje rrezikun e një ndërvarësie të tillë, tha Von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau javën e kaluar. Megjithatë, ajo u tregua mjaft e kujdesshme kur erdhi fjala tek bashkimi me administratën e Bidenit në paralajmërimin ndaj Kinës për të mos armatosur Rusinë. Kur u pyet për këtë çështje, zyrtarja e lartë europiane u shpreh se kjo është “ çështje dypalëshe e vendeve në fjalë”.


Top Channel

You may also like