Pak para nisjes së konferencave të para ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, кryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Layen tha se qytetarët nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë këtë. Ajo tha se sot të dyja shtetet i hapin bisedimet qasesës me BE-në, dhe sipas saj ky është sukses i qytetarëve dhe i shteteve.
URSULA VON DER LAYEN, KRYETARE E KE-së
“Komisioni Europian ju ka mbështetur gjatë gjithë kohës dhe do të vazhdojë të ju mbështes edhe në të ardhmen. Menjëherë pas konferencës së pare ndërqeveritare komisioni dhe ekipet negociuese nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të fillojnë me punë. Skriningu do të fillojë si hap I parë dhe do t’i mundësojë të dy vendeve të njoftohen me të drejtat dhe obligimet e BE-së”.
Von Der Layen më tej tha që Maqedonia е Veriut do të ketë mundësi më të të mira për tregti, bashkëpunim më të mirë energjetik dhe të transportit.
URSULA VON DER LAYEN, KRYETARE E KE-së
“Maqedonia së shpejti do të bisedojë me ne për FRONTEKS. Kjo do ta përforcojë bashkëpunimin tonë për migrimin. Mund të llogarisni në mua dhe të jeni të sigurt se marrëveshja do të përkthehet në gjuhën maqedonase pa fusnota. Do të keni më tepër, lidhje më të mira tregtare, bashkëpunim më të mirë energjetik dhe të transportit. Kjo është ajo që qytetarët tuaj gjatë kohë e kanë pritur dhe merituar”.
Ajo gjithashtu theksoi se është treguar qëndrueshmëri dhe është ruajtur besimi në procesin e anëtarësimit me luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e ligjit, shoqërinë e mirë civile si dhe reformat e shumta të cilat janë bërë në vend.
Medina Ajeti /SHENJA/