Von Cramon mban konferencë, për vizat dhe gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi

by admin
Spread the love

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, do të mbajë konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

Von Cramon do të paraqesë pikëpamjet e saj për situatën aktuale, posaçërisht në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit për këtë në Këshillin e BE-së, si dhe gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë, njofton Klankosova.tv.

Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 09:30 në në Shtëpinë e Evropës, në Prishtinë.

You may also like