Von Cramon, eurodeputetes franceze: Për fat, shumica e Parlamentit Evropian e mbështet Kosovën

by admin
Spread the love

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar ndaj eurodeputetes franceze Dominique Bilde, e cila kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.

Cramon me anë të një postimi në twitter, ka shkruar se pjesa më e madhe e Parlamentit Evropian mbështet Kosovën.

Derisa ajo shtoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Për fat të mirë, shumica e kolegëve tanë në Parlamentin Evropian janë të informuar dhe e mbështesin Kosovën në përpjekjen për të bashkëpunuar me BE-në”, ka shkruar Cramon.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë evropianët e tjerë, të lëvizin lirshëm”, shtoi ajo.

You may also like