Volkswagen dhe Audi paralajmërojnë rritje të çmimeve të makinave, kjo është arsyeja – Shqip

by admin
Spread the love

20:38 | 7 Dhjetor 2021

Brendet e njohura të makinave kanë dhënë lajmin e ‘hidhur’ për të pasionuarit pas këtyre makinave.

Pas rritjes së çmimeve më 1 mars 2021 dhe një tjetër më 1 shtator 2021, makinat e pasagjerëve VW do të rrisin sërish çmimet për makinat e tyre të reja më 10 janar 2022, transmeton lajmi.net.

Volkswagen ua dërgoi këtë informacion tregtarëve të tij, e njëjta gjë do të ndodhë me makinat të tipit ‘Audi’, ndërsa nuk dihet ende se sa do të jetë rritja e çmimit.

Arsyeja e rritjes së çmimit të makinave është rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë.

Çmimet për pothuajse të gjitha lëndët e para janë rritur, nga alumini te materialet e përdorura për prodhimin e baterive në automjetet elektrike. Po kështu, çmimet e gazit dhe naftës janë rritur – të paktën deri më tani.

Lëvizja e Volkswagen dhe Audi me siguri do të ndiqet nga prodhues të tjerë makinash. /Shqip/

You may also like