“Vokacioni europian i një shoqërie buron nga gratë”, kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi: Janë forca e ndryshimit për të çuar Shqipërinë përpara

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lidhja Demokratike e Gruas organizoi sot një takim për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe në politikë. Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi u shpreh në fjalën e saj se gratë janë forca e ndryshimit për të çuar Shqipërinë përpara.

“Si forca më e madhe e opozitës, Partia Demokratike është plotësisht e agashuar për ta ndryshuar gjendjen.

Ne e dimë se forca jonë qendron më së pari tek gratë dhe vajzat, prandaj na duhet t’i bëjmë ato për vete, t’u japim vendin që meritojnë, të sigurojmë që zëri i tye të dëgjohet. Kjo do të na bëjë më të fortë dhe do të na çojë drejt ndryshimit!”- u shpreh ndër të tjera Vokshi.

Fjala e plotë:

“Është një ngjarje gjithmonë e dobishme dhe inkurajuese kur mblidhemi dhe diskutojmë për gratë dhe vajzat shqiptare, veçanërisht kur këto tryeza organizohen dhe nën kujdesin e kontributin e çmuar të miqve tanë të Fondacionit Suedez Jarl Hjalmarson foundation I partisë simotër MODERATA.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të një serie aktivitetesh në bashkëpunim më Fondacionin JHS, aktiviteti I parë është zhvilluar në qershor, ky është I dyti për të vijuar më tej në nëntor. Bashkëpunim I vyer për rritjen e kapaciteteve të strukturave të LDGSH.

Jo pa qëllim menduam ta organizonim këtë aktivitet në muajin tetor, muajin ndërkombëtar të sensibilizimit për kancerin e gjirit. Në bazë të statistikave zyrtare, vitet e fundit, numri i grave e diagnostikuara me kancerin e gjirit pothuajse është dyfishuar dhe numri i grave që kanë humbur jetën është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ndërkohë që për shkak atë pandemisë dhe politikave krejt të gabuara të ndjekura nga Qeveria dhe MSH, sic edhe raporti i fundit i KLSH evidentoi së fundmi, shumë grave ju privua e drejta e kontrolleve apo kurave. Kalavari i një gruje diagnostikuar me kancer gjiri është i gjatë, i vështirë e shpesh e bën të pamundur edhe udhëtimin e jetës, por një gjë është e sigurt, nëse diagnostikohen në faza të hershme të sëmundjes, kanë shance të mëdha për t’u shëruar. Në mungesë totale të fushatave të sensibilizimit nga ana e institucioneve shtetërore, është detyrë e secilës prej nesh të bëjmë sa më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që gratë dhe vajzat të kenë kontrolle periodike, për parandalimin e kësaj sëmundje që po merr përmasa të tmerrshme. Ndaj sot të gjitha ne mbledhur këtu në këtë sallë, cdo kryetare në strukturat apo komunitetin ku jeton ka një rol të rëndësishëm për të luajtur: të sensibilizojë cdo ditë të tetorit, por edhe cdo ditë të vitit. Mesazhi im për të gjitha gratë sot është: ju lutem kontrollohuni, kryeni testet dhe kontrollet e duhura periodike!

Duajeni veten tuaj
Duajeni familjen tuaj
Duajini fëmijët tuaj
Kontrolli shpëton jetë!!

Të nderuara zonja, të nderuar pjesëmarrës,
Si kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, gjej rastin të shpreh mirënjohjen për angazhimin e secilës prej jush, pranë partisë demokratike ndër vite e jo vetëm në kohë fushatash. Falë angazhimit tuaj më shumë se 670 mijë shqiptarë votuan për ndryshim. I jam mirënjohëse, cdo gruaje e cdo vajze, për cdo gur të vënë në themelin e demokracisë në Shqipëri. Një qeverie që vjedh zgjedhjet, një qeverie që nuk respekton votën e lirë, një qeverie që përdor paronazhistët për të kërcënuar gratë e pambrojtura apo shantazhon një nënë me bukën e gojës së femijës i duhet prerë oksigjeni.
Në këtë drejtim, Shqipëra ka nevojë për një ndryshim të madh. Jam e bindur se ky ndryshim mund të ndodhë, nëse energjitë do të përqendrohen për fuqizimin e gruas shqiptare. Për fat të mirë, rritja e rolit të grave në emergjencën për ndryshim është një nga misionet kryesore të organizatave ndërkombëtare aleate sikurse është dhe kontributi i çmuar i Fondacionit Jarl Hjalmarson.

Sot ne kemi zonja nga pothuajse të gjitha qarqet e vendit, një ndërthurje fantastike e kontributeve të zonjave me histori të gjatë anëtarësimi në PD ashtu edhe zonjushave që kanë aderuar së fundmi në të. Nuk ka gjë më të bukur se sjellja në një sallë të eksperiencave, historive, përjetimeve tuaja nga të cilat jam e sigurt që në fund të këtij aktiviteti do të kemi mësuar shumë.

Ne mund ta ngremë vetëdijen e shoqërisë apo forcës politike ku aderojmë edhe atëherë kur çdo shpresë është e fikur. Kur flitet për besim, për ndryshim për zhvillim ne mund të jemi kudo dhe dimë të jemi kudo. Dimë të jemi si nëna që sakrifikojmë gjithçka për të arsimuar fëmijët, si profesioniste që kemi arritur standarde dhe rezultate impresionuese në sektorët ku punojmë, si studente të shkëlqyera apo si gra familjare që përballemi me sfida ndoshta të paimagjinueshme për një grua dhe një nënë europiane.
Unë, si politikane, prej shumë vitesh në politikë, por jo vetëm, kam bindjen që vokacioni europian i një shoqërie buron nga gratë.

Sepse në to është instikti I nënës që sakrifikon nga vetvetja për të arsimuar fëmijët.
Sepse si politikane ju duhet të jetojnë në realitetin e absurdit të propagandës dhe manipulimit që kryeministri Rama dhe qeveria e tij luan me figurën e gruas dhe vajzës në politikë
Sepse si biznesmene ju duhet të përballen cdo ditë me barrën më të lartë fiskale në rajon pa asnjë ndihmë apo mbështetje apo incentive nga Qeveria;

Sepse si grua apo nënë shqiptare ju duhet të kërrusen nga barra e papërballueshme e halleve e problemeve që ju shtohen cdo ditë nga:

– rritja e cmimeve të ushqimeve e ilaceve e pamundësia e ushqimit të fëmijëve të tyre me 3 vakte ngrënie në ditë

– mungesa e punësimit

– mungesa e mundësive

– mungesa e shërbimeve shëndetësore e sociale

– rritja e dhunës institucionale sepse instituconet bëhen palë me dhunuesin e jo të dhunuarën

Sot numri I grave të dhunuara në familje është në shifra alarmante…numër që është rritur në mënyrë të konsiderueshme (qindra raste shtesë) gjatë pandemisë…por të gjithë heshtin për këtë fenomen….shumë pak zë për gratë e pazëshme që vuajnë cdo ditë dhunën sistemike, institucionale, fizike e psikoklogjike …

Gratë e vajzat në Shqipëri janë përfitueset më të pakta të shërbimeve shëndetësore dhe arsim dhe edukim. Trajtimi shëndetësor gjatë pandemisë ka qenë një privim i madh edhe për gratë. Keqmenaxhimi I pandemisë nga Qeveria bëri që Shqipëria të jetë në vendin e parë për rritjen e vdekshmërisë gjatë pandemisë, më shumë se dyfishi I mesarates së BE…e pothuajse gjysma kanë qene gra…që kanë lënë pas familje, fëmijë.

Jo më larg se dje, një raport I KLSH ka evidentuar faktin që Ministrja dhe Ministria nuk kanë ndjekur politikat e duhura…duke I dhënë për fat të keq të drejtë asaj cka në si opozitë kemi thënë qysh në krye të herës.

Jemi në vitin 2021 dhe gruaja shqiptare jeton në përpjekje të ethshme për mbijetesë. Paradoksalisht jetojmë në realitetin e absurdit të propagandës dhe manipulimit nga kryeministri me figurën e gruas në politikë. Kemi më shumë se vendet e tjera të rajonit gra në ekzekutiv, parlament, shërbime publike, por kemi shumë më tepër gra dhe vajza në kufijtë e mjerimit ekonomik, vajza të papuna, studente të paintegruara në tregun e punës, gra e vajza viktima të trafikimit dhe, më e rënda, gra dhe vajza viktima të dhunës.

Ky paradoks ka 1 arsye! Sepse gratë dhe vajzat në qeverisjen e Edi Ramës janë numra për shoë propagande dhe jo gra me pushtet real që prodhojnë modele sigurie dhe zhvillimi për shumë gra dhe vëjza të tjera.

Të nderuara zonja pjesëmarrëse,

Dua të ndalem tek nje nga dhunimet më flagrante që i është bërë të drejtave të grave. Gratë janë dhunuar e shnatazhuar para gjatë dhe pas fushatës zgjedhore. Jam e sigurt që secila prej jush këti dhjetëra histori të dhmbshme apo tronditëse të të afërmve, të njohurave që ju bë presion apo ju hoq ndihma ekonomike apo asistenca shëndetësore apo pagesa invaliditetit sepse kusht ishte vota për PS.

Gratë ishin qeniet më vulnerabël përballë grupeve të patronazhistëve që përdornin të gjitha të dhënat personale për ti shantazhuar e deformuar vullnetin politik.

Cdo ditë jemi hasur me histori presioni për bukën e gojës, mbajtjen e vendit të punës, dhënies së certifikatës se harruar prej vitesh të pronësisë, mbylljen e bizneseve,etj. Gjithësecila grua që I rezistoi kësaj dhunë dhe presioni unë sot I përulem me respect, sepse për to liria, vota janë shpresë, janë e ardhmja, janë ndryshimi!!

Në një vend ku prej vitesh nuk mbahen zgjedhjet të lira e demokratike, të drejtat e njeriut e aq më pak të grave, janë pothuajse inekzistente.

Ndaj edhe ky aktivitet, edhe ky bashkim energjish, dhe eksperiencash jam e sigurt që do të na angazhojë edhe më shumë për të luftuar për më shumë të drejta për më shumë hapësira reale për gratë!

Jemi ne gratë që në momente delikatë për mund të përcjellin një leksion të munguar lirie dhe konkurrence demokratike, edhe në jetën e brendshme politike të një partie. Në këtë aspekt e rëndësishme është të dëshmojmë se vlerat dhe respektimi i dinjitetit njerëzor janë ADN jonë politike dhe se beteja për të sjellë Shqipërinë në hullitë e një vendi me shtet ligjor dhe standarde europiane eshtë kauza jonë jetike.

Sot, gratë e vajzat demokrate, jemi përsëri në misión. Pas 30 vitesh, Shqipëria po kërkon sërish sakrificën e grave për të mos lejuar rikthimin e një regjimi autokratik dhe izolimin nga Evropa. Shtyrja pa afat e hapjes së negociatave me BE-në, është shance të humbura për të gjithë shqiptarët e kryesisht për fëmijët tanë, janë një këmbanë alarmi për të gjithë shqiptarët pasi Evropa cdo ditë është më larg shqiptarëve.

Si forca më e madhe e opozitës, Partia Demokratike është plotësisht e agashuar për ta ndryshuar gjendjen. Ne e dimë se forca jonë qendron më së pari tek gratë dhe vajzat, prandaj na duhet t’i bëjmë ato për vete, t’u japim vendin që meritojnë, të sigurojmë që zëri i tye të dëgjohet. Kjo do të na bëjë më të fortë dhe do të na çojë drejt ndryshimit!

Ju falenderoj dhe uroj qe te gjitha ne do te marrim eksperienca të vyera nga ky seminar.”-shprehet Vokshi.

You may also like