Vojvoda me mesazh për futbollistët që po refuzojnë Kosovën: Një kosovar që e do shtetin e vet, nuk mendon dy herë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka dhënë një intervistë përmbledhëse për lajmi.net, lidhur me vitin 2021.

Vojvoda ka kaluar nëpër shumë tema, duke folur për aventurën te Torino, ecurinë e Kosovës, shokët e tij më të mirë, por mes tjerash, ai ka dërguar edhe një mesazh për lojtarët që nuk kanë zgjedhur akoma Kosovën.

Gimi beson se asnjëri nga ta nuk duhet të ketë dyshime. Atmosfera e mirë dhe mbi të gjitha nderi për të përfaqësuar vendin duhet të jenë shtysat kryesore.

“Ata besoj se i kanë shikuar disa ndeshje të Kosovës kur nuk kishte Covid-19 dhe kanë parë atmosferën që bëhet. Unë besoj se një kosovar që e do shtetin e vet, nuk mendon dy herë. Ai vjen menjëherë për me luftu dhe me mbrojt vendin e vet. Ai ka qenë mendimi im kur kam zgjedhur Kosovën edhe pse isha te Shqipëria. Shpresoj se të gjithë e kanë atë mendim të shpejtë, sepse nuk ka zgjedhje te Kosova”, ka thënë Vojvoda për lajmi.net.

Mes tjerash ai ka folur edhe për transferimin e tij të dështuar tek Atalanta, dhe arysen pse dështoi transferimi.

You may also like