Vogëlushi në foto sot njëri ndër konkurentët më të përfolur në Përputhen – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

14:52 | 16 Dhjetor 2021

Konkurenti nga Kosova, Bashkim Saiti, është njëri ndër konkurentët më të përfolur.

Këtë edicion të Përputhen 3, kanë dominuar konkurentët nga Kosova, shkruan lajmi.net.

E njëri nga ata ishte edhe Bashkimi, djali nga Mitrovica që u përfol shumë për bukurinë dhe maturinë e tij. Bashkimi jeton në Amerikë dhe mentaliteti i tij i hapur e ka bërë atë edhe më tërheqës.

Së fundi ai është përqendruar tek një vajzë e vetme Alvisë, dhe të dy janë deklaruar për njëri tjetrin. Por opinionisti i programi Arjan Konomi po reagon ashpër ndaj tyre dhe nuk po i beson ata si cift.

Përtej asaj Bashkimi ka marrë vëmendje me një foto simpatike nga fëmijëria e tij.

Ky imazh po qarkullon nëpër rrjetë dhe nuk është e vështirë për ta identifikuar pasi, tiparet e fytyrës i ka të njëjta.

Bashkimi përveq Alvisës takime ka pasur edhe Mikelën dhe Ritvanën, ndërsa ka shprehur pëlqim për Efin por që më pas raportet e tyre morën fund./Shqip/

 

You may also like