VMRO: Takimi në Tiranë për të shpëtuar karrierën e Kovaçevskit dhe Ahmetit

by admin
Spread the love




Partia opozitare VMRO-DPMNE, thotë se takimi në Tiranë i ftuar nga Edi Rama është për të shpëtuar karrierën politike të Kovaçevskit dhe Ahmetit, të mbështetur nga Apasiev i cili luan rolin e një patrioti të rremë.

Nga kjo parti akuzojnë kryeministrin Kovaçevski se nuk i pengon takimi në Tiranë edhe pse, sipas tyre, çështjet e Maqedonisë së Veriut, po diskutohen jashtë vendit.

Këtë takim sipas VMRO-së, Kovaçevski e sheh si gomë për të shpëtuar karrierën e tij politike.
“A është takimi në Tiranë me kërkesë të Kovaçevskit? Cili do të jetë rezultati i takimit në Tiranë, a do t’i mësojë Ahmeti në Tiranë agjendën e gjelbër apo do t’i sjellë një platformë të dytë të Tiranës Kovaçevskit, i cili për të shpëtuar veten duhet ta pranojë atë? Marrëveshja e vetme që duhet të jetë mes të gjitha partive politike në Maqedoni, jo në Tiranë, është bashkimi kundër krimit të LSDM-së dhe BDI-së dhe një marrëveshje për zgjedhjet që të vendosë populli”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.


You may also like