VMRO: Nuk do të lejojmë futjen e bullgarëve në Kushtetutë

by admin
Spread the love




Opozita vazhdon me këmbënguljen që të realizohet referendumi dhe thekson se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të ndodhin ndryshimet kushtetuese me qëllim futjen e bullgarëve në preambulë. Dimçe Arsovski nga kjo parti deklaron se derisa qeveria shkon kundër vullnetit të popullit, njëkohësisht shteti ballafaqohet me krizë ekonomike.

DIMÇE ARSOVSKI, VMRO-DPMNE
“Në mënyrë shtesë, derisa Kovaçevski shkon kundër popullit të vet, shteti po i ndodh përpkasje ekonomike.Çmimr shokuese, rritje të çmimeve, inflacion, rritje më e ulët e Bruto Prodhimit Vendor në rajon, më së paku investime direkte të huaja në shtet”.

Por nga Qeveria fillimin e bisedimeve e konsiderojnë si një nga sukseset më të mëdha të arritura, duke nënvizuar se me fillimin e skriningut kanë rënë në ujë të gjitha gënjeshtrat e opozitës për asimilim, bullgarizim, dhe rrezikim të identitetit. Ata bëjnë thirrje për kyçje në procesin e bisedimeve.

 LSDM
“Tani nevojitet që të gjithë të kyçen në procesin e bisedimeve, nevojitet që të sillen reformat me qëllim që  procesi negociues të përfundojë më shpejtë”.
Aktualisht partia e Mickoskit po zhvillon konsultime me ekspertët lidhur me metodologjinë e referendumit dhe pyetjen me të cilën do t’u drejtohet qytetarëve. Iniciativa e VMRO DPMNE-së për referendum gëzon vetëm mbështetjen e partisë “E majta”, të gjitha partitë e tjera janë deklaruar kundër kësaj iniciative. /SHENJA/

 


You may also like