VMRO: LSDM ikën nga përballja me referendumin

by admin
Spread the love




Partia opozitare VMRO-DPMNE, përmes një kumtesë për media ka akuzuar LSDM-në se po ikën nga përballja me referendumin dhe zgjedhjet e parakohshme. Sipas tyre, LSDM e dinë që nuk ka mbështetje popullore.

“LSDM ikën nga përballja me referendumin, ikën nga zgjedhjet, LSDM po frikësohet nga populli. LSDM e din se propozimin të cilin e shtynë në krye me tradhtarin Kovaçevski është i dëmshëm për Maqedoninë dhe do të thotë bullgarizëm i vendit dhe për atë ikin nga referendumin. LSDM e dinë se nëse populli del në referendum do të jetë masovikisht kundër bullgarizimit dhe asimilimit të cilën e shtyn Kovaçevski”, thonë nga VMRO.

Nga atje kanë shtuar se LSDM nga të njëjtat qëllime po ikën edhe nga zgjedhjet dhe se e dinë që populli nuk i mbështet.


You may also like