VMRO: Kryeministri ka dezertuar në 2001-shin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VMRO-DPMNE-ja akuzon kryeministrin Dimitar Kovaçevski se me vetëdije ka dezertuar dhe nuk ka kryer detyrimin ushtarak i cili ka korresponduar me periudhën e luftës së vitit 2001. Nga kjo parti e ftojnë kryeministrin të tregojnë nëse në atë periudhë ka gënjyer institucionet dhe mjekët.

“Si edhe të gjithë qytetarët e vendit të cilët në atë periudhë shërbyen në radhët e ARM-së, ashtu edhe kryeministri jolegjitim është dashur të paraqitet në radhët e ushtrisë. Por, sipas informacioneve që kemi, dezertori Kovaçevski me vetëdije e ka shmangur shërbimin në ushtri. Arsyeja për shkak të të cilës ka dezertuar është, citoj, i paaftë për një kohë të gjatë. Nëse dezertuesi Kovaçevki ka qenë i paaftë për një kohë të gjatë të shërbejë në ushtri dhe ta mbrojë atdheun, atëherë si është i aftë që të jetë kryeministër?”, tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja thonë se me këto pretendime, VMRO-DPMNE-ja përpiqet të largojë vëmendjen nga skandali me tenderin i cili shkaktoi përçarje mes kryetares së Qytetit të Shkupit dhe partisë së Mickoskit.

“Hristijan Mickoski bashkë me VMRO-DPMNE-në përmes trillimeve përpiqet të defokusojë nga ajo që realisht ndodh edhe në VMRO-DPMNE, gjegjësisht përçarjen që ndodh dhe me Danella Arsovskën por edhe për atë që ndodhi sot me Nikolla Micevskin. Përpiqen të defikusojnë dhe të mos përgjigjen për atë që qytetarët kërkojnë përgjigje: cili është roli i Mickoskit në tenderin me vlerë 136 milion euro?”, deklaroi Darko Kovaçevski, LSDM.

Kryeministri Kovaçevski vetë deri tani nuk ka konfirmuar dhe as ka hedhur poshtë akuzat.

You may also like