VMRO: Kovaçevski është shërbëtor i Ahmetit, vetëm zgjedhjet janë zgjidhje

by admin
Spread the love

Kovaçevski është shërbëtor i Ahmetit, patron i interesave të biznesit dhe të majtëve, vetëm zgjedhjet janë zgjidhje, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Kovaçevski është i burgosur i Ahmetit, një vit e ka kaluar fjalë për fjalë si dikur, me krim dhe korrupsion. Kovaçevski i mbron të gjithë njerëzit e Ahmetit, nga Grubi, Osmani e deri te Bushi, sepse e di që vetëm ai e mban në karrigen e kryeministrit.

Përveç Ahmetit Kovaçevski bëhet edhe subjekt i të majtëve me të cilët është në koalicion në qytetin e Shkupit dhe në shumë vende të tjera. Shkatërrimin e tyre e shohim edhe pas mosfunksionimit të qytetit të Shkupit. Kovaçevski po shërben, bizneset e kumbarit dhe familjes së tij të ngushtë që po përhapën në të gjithë vendin”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.

Sipas tyre Qeveria e Kovaçevskit është problem për Maqedoninë, vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhje dhe rrugëdalje nga koalicioni për të cilin marrëveshjet dhe tenderët e dyshimtë janë mbi të gjitha.

You may also like