VMRO-DPMNE sot dorëzon propozimin për shfuqzimin e Qeverisë teknike

by admin
Spread the love




VMRO-DPMNE pritet që sot në Kuvend të dorëzojë propozimin për ndryshimet në Ligjin për Qeveri për rreth 9 pika, e njëra ka të bëjë me shfuqizimin e Qeverisë teknike para zgjedhjeve. Ata i bënë thirrje pushtetit që t’i mbështesin ndryshimet bashkë me kërkesën për zgjedhje të parakohshme, ndërsa thirrje për mbështetje u bëjnë edhe partive më të vogla, në këmbim të kërkesës së tyre për një njësi zgjedhore. Nga LSDM thonë se propozimet e VMRO-DPMNE janë të pasinqerta, por mbeten në qëndrimin se nuk do të pranojnë zgjedhje të parakohshme.


You may also like