VMRO-DPMNE: Pushteti i LSDM-së pesë vite nuk bëri asgjë për përballjen me ndotjen e ajrit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Pushteti i LSDM-së pesë vite nuk bëri asgjë për përballje me ndotjen e ajrit, si në Shkup, ashtu edhe në qytetet e tjera në Maqedoni. Pushteti i LSDM-së nuk e realizoi projektin kapital, gazifikim të amvisërive dhe industrive, diçka që do të merrte përfitime ekonomike, por edhe dukshëm do ta ulte ndotjen e ajrit ambiental. Pushteti i paaftë i Zaevit dhe LSDM-së ishte gjuajtur në krim dhe korrupsion, sepse nuk bëri asgjë në atë sferë.

Në fakt tregues më i mirë për moskujdesin e LSDM-së për mjedisin jetësor është komuna e Strumicës. Në komunën e Strumicës zaevizmi sundon që prej vitit 2005, ndërsa sot Strumica është një nga qytetet më të ndotura në Maqedoni dhe rajon. Vlerat e grimcave PM në ajrin në Strumicë po thyejnë rekorde të zeza, edhe pse propaganda e zaevizmit thoshte se ka bërë gazifikim me sukses. E vërteta është se nuk ka kurrfarë gazifikimi efektiv, por biznes të fortë të zaevizmit.

Fjala vjen në Strumicë nuk ka as industri, përveç firmave të klanit Zaevët, që nënkupton se përveç zaevizmit nuk ka kusht tjetër të ndot. Është e qartë se zaevizmi po helmon me gënjeshtrat dhe krimin e tij.

Vetëm me masa reale mund të përmirësohet cilësia e ajrit, por për këtë nevojiten ndryshime dhe largim të zaevizmit.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

 


You may also like