VMRO-DPMNE: Pendarovski vazhdon të sillet si zëdhënësi i Zoran Zaevit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Stevo Pendarovski vazhdon të sillet si zëdhënësi i Zoran Zaevit. Intervista e sotme e Stevo Pendarovskit dëshmoi se politikat e dëmshme të Zoran Zaevit vazhdojnë edhe përmes ndjekësve të tij të verbër.

Stevo Pendarovski mund të jetë vetëm analist, por jo edhe president i mirë i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ai në intervistën e sotme konfirmoi se gjithçka që ofron Petkovi do ta nënshkruajë me të dyja duart.

Por, për këtë, Pendarovski nuk ka zgjidhje për të gjitha problemet që i prekin qytetarët, si kriza energjetike, ekonomike dhe shëndetësore.

Stevo Pendarovski do të mbahet mend në historinë e Maqedonisë si president, i cili nuk ka pasur asnjëherë  qëndrime dhe pozicione të qarta për shtetin.

Qendra për komunikim VMRO-DPMNE-së


You may also like