VMRO-DPMNE: Kovaçevski dhe Pendarovski nuk i tregojnë financuesit e klubeve bullgare

by admin
Spread the love





Për shkak se Kovaçevski dhe Pendarovski nuk i bëjnë të ditur rrjetet e agjencive dhe financuesit e klubeve bullgare, ata punojnë drejtpërdrejt për ta. Pendarovski nuk mund të heshtë për deklaratën e dhënë pas Këshillit të Sigurisë, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se ai doli dhe në përfundim tha se pas gjuhës së urrejtjes dhe humorit antimaqedonas që po krijohet qëndrojnë rrjetet e inteligjencës.

“Pendarovski të tregojë kush motivon dhe krijon negacione ndaj Maqedonisë, gjuhës, historisë dhe kombit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje theksojnë se Pendarovski dhe Kovaçevski kanë për obligim që t’i mbrojnë qytetarët dhe të informojnë sa më shpejt për gjithçka që dinë, që është në dëm të shtetit në raport me Bullgarinë.

“Në të njëjtën kohë, institucionet me muaj të tërë nuk marrin masa për gjuhën e urrejtjes dhe lejojnë mohime të kombit dhe historisë. Qeveria përmes institucioneve financiare duhet të përcaktojë origjinën e parave nga të cilat financohen klubet bullgare”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.







Artikulli paraprakMoti sot në Maqedoninë e Veriut




You may also like