VMRO-DPMNE: Kemi besimin më të madh tek qytetarët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




VMRO-DPMNE me anë të një kumtesë ka thënë se ata gëzojnë besimin më të madh tek qytetarët. Nga kjo parti gjithashtu shtojnë se edhe lideri i tyre Hristijan Mickoski, gëzon mbështetjen më të madhe krahasuar më politikanët tjerë në vend.

 “Sipas anketave, VMRO-DPMNE prin me 22.5% para LSDM-së me 17.9%. Besimi i qytetarëve te VMRO-DPMNE-ja vazhdimisht rritet, ndërsa LSDM bie. Kryetari Mickoski gëzon 17.7% të qytetarëve kundrejt Dimitar Kovaçevskit të cilin e mbështesin vetëm 5.5%. Kovaçevski i din anketat dhe për këtë shkak u ikën zgjedhjeve”, thuhet mes tjerash kumtesën e VMRO-DPMNE-së.


You may also like