VMRO-DPMNE do t’i pranojë ndryshimet Kushtetuese sikurse me marrëveshjen e Prespës – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas burimeve të “Levicës”, sic percjell KlanM, VMRO-DPMNE është pajtuar për ndryshimet kushtetuese, vetëm se shtizat thehen nëse kjo do të ndodh para ose pas zgjedhjeve – ka deklaruar Deputeti I “Levicës” Borislav Krmov gjatë një prononcimi për TV STAR.

Sipas Krmovit, të gjitha partitë përvec “Levicës” sovranitetin nuk janë duke e kërkuar tek populli, por tek ambasadat e huaja.

“Burimet tona thonë se nuk do të ketë “arratisje” të tetë deputetëve, por do të votojë I gjithë parlamenti, përvec “Levicës”, që të ketë mbulesë” – percjell KlanM deklaratën e Deputetit Krmov.

Sipas tij, VMRO-DPMNE ka humbur rreth 100.000 vota pas Marrëveshjes së Prespës dhe nëse ndodh edhe një tradhëti me pjesëmarrëje të VMRO-DPMNE-së, kjo parti do të hyjë në process të shpërbërjes, njëjtë sikurse LSDM-ja. 

You may also like