VMRO-DPMNE: Do të tentojmë të formojmë shumicë te re, në të kundërtën duhet të ketë zgjedhje

by admin
Spread the love

Do të tentojmë të krijojmë shumicë të re parlamentare, por nëse nuk arrijmë, më e mira do të jetë të ketë zgjedhje të reja, ngase Qeveria e ka humbur legjitimitetin. Kështu ka deklaruar koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, duke shtuar se pas dorëzimit të mandatit, kryetari i shtetit në afat prej 10 ditë duhet mandatin për formim të qeverisë duhet t’ua jep partive që kanë shumicën në Kuvend.
Ai, tha se hapat që do t’i ndërmerr VMRO-DPMNE do të bëhen publike pasi kryeministri Zoran Zaev do ta dorëzoj dorëheqjen në Kuvend.
“Fillimisht e presim dorëheqjen. Në VMRO janë të nevojshëm analiza dhe bisedime me të gjithë aktorët politike”, tha MIcevski.
Micevski ka shtuar se gjendja në shtet është shumë serioze dhe nuk është koha për të festuar.

Lajme interesante

You may also like