VMRO-DPMNE: Alternativa ka dy opsione

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Alternativa duhet të marrë vendim për të qëndruar në anën e qytetarëve ose të pranojë ofertat për tu shkrirë në krimin e LSDM-së.

Kështu vlerësojnë nga VMRO-DPMNE të cilët thonë se liderët e dy partive, Hristijan Mickovski dhe Afrim Gashi janë në kontakt, por jo për të bindur Gashin që të mos hyjë në qeveri, por vetëm në nivel të udhëheqësve të dy partive.

Burime të VMRO-DPMNE-së për Alsat thonë se pavarësisht vendimit të Alternativës, opozita do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat demokratik për të shkuar në zgjedhje të shpejta të parakohshme.

Alternativa ka dy opsione, të mbes në anën e qytetarëve, ndërsa ata qartë treguan çka mendojnë në zgjedhjet e fundit lokale, ose të vrapojë në garën për funksione dhe të shkrihet në krimet e Zoran Zaevit dhe LSDM-së. Nëse vendosin ta pranojnë këtë vendim sinqerisht na vjen keq, nëse jo atëherë ai do të jetë vendim i tyre. Të presim të shohim në periudhën e ardhshme se si do të zhvillohen punët”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

You may also like