VMRO do t’i grumbullojë 150 mijë nënshkrime për shpalljen e referendumit për prishjen e Marrëveshjes me Bullgarinë

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE do të fillojë procedurë për nismën qytetare për grumbullimin e nënshkrimeve për shpalljen e një referendumi të obligueshëm. Çështja e referendumit, siç deklaroi sonte lideri i partisë Kristijan Mickoski, ka të bëjë me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë të cilën Zaevi e dakordoi me Borisovin, si “burim dhe fillim me të gjitha problemet për Maqedoninë dhe bazën me të cilën Bullgaria i mbështeti të gjitha kërkesat dhe pozitat maksimaliste”.

“Prandaj propozojmë që pyetja e referendumit të jetë dhe si e tillë dhe sot është miratuar dhe konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i partisë: A jeni për shfuqizimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë botuar në Gazetën Zyrtare nr.12/2018 nga 18.01.2018?”, tha Mickoski pas përfundimit të seancës së KE të partisë, e cila e miratoi pyetjen e referendumit.

Javën e ardhshme, theksoi, do t’i grumbullojmë të paktën 100 nënshkrime kualifikuese pas çka nisma e tillë do t’i dorëzohet Kuvendit.

“Në këtë iniciativë i nënshkruari i parë do të jem unë, Komiteti Ekzekutiv i partisë, deputetët, pas çka pres Kuvendi në afate të shpejta ta legjitimojë dhe miratojë nismën pas çka do të fillojnë afatet për grumbullimin e 150 mijë nëshkrimeve për shpalljen e referendumit të obligueshëm, e përsëris të obligueshëm”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së duke shtuar se partia do të bëjë thirrje të votohet për shfuqizimin e kësaj, siç thotë, marrëveshjeje të dëmshme.

Shkëputja e kësaj marrëveshje, sipas tij do të thotë shkëputje e kërkesave për ndryshimin e teksteve shkollore, kontestimin e gjuhës, historisë, kulturës etj.

Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE e mbështetë integrimin e Maqedonisë në kuadër të Bashkimit Evropian pa kurrfarë dilemadh, por nuk e mbështetë asimilimin, ndryshimin e fakteve historike, heqjen e veçantisë gjuhësore dhe tjetërsimin identitar.

Lideri i partisë opozitare potencoi se seanca e KE së partisë pason pas konsultimeve të gjera që i ka bërë gjatë muajit të kaluar. Ka biseduar dhe është konsultuar me ekspertë dhe profesorë të së drejtës kushtetuese, partnerët e koalicionit, deputetët me ç’rast bashkërisht kanë arritur drejt zgjidhjes e cila ishte konfirmuar në mënyrë unanime nga Komieti Ekzekutiv.

Mickoski pret pushteti të lejojë të prononcohet populli dhe t’u jepet fund shantazheve, presioneve dhe bllokimeve të Bullgarisë. Kjo, tha, “të jetë përgjigje e popullit për Maqedoninë e vet dhe për të ardhmen tonë të përbashkët”.

You may also like