VMRO dhe MPB tu japin llogari qytetarëve – Shqip

by admin
Spread the love

VMRO: LSDM ËSHTË AJO QË MBRON ANËTARËT E SAJ QË SHKELIN LIGJIN

LSDM dhe VMRO-DMNE janë përplasur sot rreth incidentit të ndodhur një ditë më parë, kur sigurimi i kreut të opozitës maqedonase ka sulmuar një polic. Zëdhënësi i LSDM-së Darko Kaeski ka deklaruar se VMRO-DPMNE duhet të përgjigjet se cili është roli i saj në këtë incident.

“Ministria e Brendshme dhe Ministri Teknik i Punëve të Brendshme nga DPMNE duhet të dalin para qytetarëve dhe të përgjigjen: Cili ishte roli i sigurimit të Mickoskit? A ishte detyra e tij të parandalonte aksion kundër tregtarëve të drogës? A janë ata dilerë të drogës të lidhur me Hristijan Mickoski dhe DPMNE-në dhe në çfarë mënyre? Qytetarët janë në pritje të përgjigjeve. Institucionet duhet të veprojnë dhe të gjithë të përfshirët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Darko Kaeski.

Por menjëherë kanë reaguar nga VMRO-DPMNE. Nga partia e Mickovskit thonë se qëllimi i LSDM-së është që të defokusojë vëmendjen e opinionit nga problemet reale. Në kumtesën për mediat nga opozita maqedonase thonë se ata nuk i fshehin rastet dhe fajtorët i vendosin para përgjegjësisë, gjë e cila, nuk ndodh me LSDM-në.

“Është edhe rasti i truprojës së Zoran Zaevit, i cili në vitin 2016 ka rrahur 10 fëmijë para një diskotekë në Strumicë dhe i njëjti rast nuk është regjistruar në buletin, edhe pse është raportuar siç duhet. Meqë ra fjala, le ta pyesim Bojmacalievin a e ka parë videon e djeshme të rrahjes së një njeriu në Strumicë nga sigurimi i Zaevit, që ka ndodhur dy muaj më parë. A janë tronditur Bojmacalievi dhe LSD pse MPB-ja e Spasovskit nuk ka marrë asgjë dhe ka mbuluar të njëjtin rast. Pikërisht ky është ndryshimi. LSD hesht dhe i fsheh shkeljet e ligjit, ndërsa VMRO-DPMNE reagon, i dënon dhe kërkon zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga opozita maqedonase thonë se qëndrojnë për sundimin e ligjit, i cili njëjtë do të vlejë si për anëtarët e saj, ashtu edhe për të gjithë të tjerët./tvklan.mk

You may also like