VMRO dhe LSDM me akuza të ndërsjella, kush ka marrë më shumë para nga buxheti i shtetit?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VMRO dhe LSDM pothuajse çdo ditë dalin me lloj lloj argumente për të akuzuar njëra tjetrën për keqmanaxhim, krim ose korrupsion. Nga partia e Mickoskit edhe sot i quajtën “parazitë” funksionarët qeverisës, duke thënë se marrin rroga marramendëse, ndërsa siç shtojnë, kontributi në përmirësimin e jetës së qytetarëve është zero.

“Në vijën e parazitëve në sektorin e energjisë nga ESM dhe MEPSO Kovaçevski dhe Murtezani është edhe Bajram Rexhepi, drejtor ekzekutiv i Burimeve Kombëtare të Energjisë, i cili merr pagë mujore prej 1300 euro, ndërsa për një vit 15 mijë euro e paguan kjo kompani shtetërore.

Rexhepi nga BKE do t’i kushtojë shtetit 60 mijë euro për një mandat dhe askush nuk e di se cili është kontributi i tij”, tha Ivica Tomovski – VMRO DPMNE.

Edhe LSDM ka argumentet e saj kundër VMRO-DPMNE-së, për keqpërdorim të fundeve shtetërore.

VMRO-DPMNE është parti e parazitëve, është një dukuri masive që ka vite dhe këtë e vërtetojnë fakte dhe dokumente. Gjatë regjimit, mbi 93.000 euro para publike kanë përfunduar te kreu aktual i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ndërsa mbi 67.000 euro kanë përfunduar te bashkëpunëtorja e tij e ngushtë Gordana Dimitrievska Kocovska. Ivica Tomovski, njeriu që çdo ditë flet për parazitët nga Pallati i Bardhë, është paraziti i vërtetë i cili si menaxher i AD ELEM Tours vetëm nga paga e tij ka marrë mbi dy milionë denarë apo mbi 30 mijë euro para të njerëzve”, pohoi Bogdanka Kuzeska – LSDM .

Edhe te partitë shqiptare akuzat nuk mungojnë, ndonëse janë më të rralla. Aleanca për shqiptarët sot akuzoi pushtetin për tejkalimin e afatit për ndërtimin e rrugës Mavrovë-Dibër. Nga ASh theksojnë se për shkak të mungesës së sinjalizimit dhe rrethojave, në këtë rrugë janë shtuar aksidentet të cilat jo rrallë herë kanë pasur edhe epilog fatal për qytetarët.

You may also like