VMRO akuzon pushtetin se e ka rritur për 50% çmimin e energjisë elektrike

by admin
Spread the love




Zëdhënësja e VMRO-DPME, Maria Miteva ka deklaruar se  prej  kur Dimitar Kovaçevski është kryeministër, rryma që paguajnë qytetarët është rritur për 50%, ndërsa për sektorin e biznesit është rritur për 400%. Sipas Miteveës , qytetarët dhe kompanitë po përballen me një goditje çmimi. Në vetëm pak muaj çmimi që paguajnë qytetarët për energjinë elektrike është rritur me 50%. Kjo do të thotë se nëse më pak se një vit më parë keni paguar 3.000 denarë, tani paguani së paku 4.500 denarë.  Ajo më tej tha ky trend negativ rritës do të vazhdojë edhe në periudhën e dimrit, veçanërisht për amvisëritë që ngrohen me energji elektrike. Gjithashtu, sipas VMRO-sw, çmimi për faturat e energjisë elektrike që paguan sektori i biznesit është rritur me 400%. Kjo do të thotë se nëse një ndërmarrje e vogël apo e mesme deri para disa muajsh paguante një faturë prej 5 000 eurosh, tani paguan të paktën njëzet mijë euro për një faturë të energjisë elektrike.

 

 

MARIJA MITEVE-ZËDHËNËSE E VMRO DPMNE

“Këto shifra janë aq të këqija për kompanitë që kanë prodhim dhe për të cilat çmimi i energjisë elektrike hyn në masë të madhe në kostot e prodhimit dhe në çmimin përfundimtar të produktit. Kompanitë maqedonase që gjithsesi paguajnë dyfishin e çmimit të energjisë elektrike në krahasim me kolegët e tyre nga rajoni janë edhe më jokonkurruese në tregjet e huaja ose nëse duan të jenë konkurruese duhet të operojnë me humbje. Dhe, në rastin më të keq, kemi një shifër mbi 5 500 persona juridikë që kanë mbyllur bizneset e tyre për shkak të kësaj situate”.

 

 


You may also like