Vllaznia-Partizani/ Të mërkurën përballet edhe Skënderbeu me Egnatian

by admin
Spread the love

Të mërkurën zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 120të të Abissnet Superiores ku bie në sy përballja e “Loro Boricit” mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Skuadra shkodrane vjen nga një paraqitje shumë e mirë në ndeshjet e fundit edhe pse fundjavën e shkuar nuk shoi më tepër se një barazim 1-1 me Teutën ndërkohë që luajti për rreth një orë me 1 lojtarë më pak. Në prag të ndeshjes me Partizanit, trajneri Thomas Bërdaric shprehet optimist për të marrë maksimumin.

Ndërkohë që tek të kuqtë është rikthyer entuziazmi pas rezultateve të fundit edhe pse trajneri Ilir Daja insiston më tepër tek vazhdueshmëria.

Ndërkohë që ndeshja tjetër e së mërkurës është ajo mes Skënderbeut dhe Egnatias ku kërcarët vijnë nga humbja me Partizanin ndërsa skuadra nga Rrogozhina do të debutojë me trajnerin e saj të ri Zakirija Ramadani, ish-trajenri i Prishtinës. Edhe këto ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.


Top Channel

You may also like