Vllaznia kundër Teutës/ Të dielën edhe Kuksi-Kastrioti. Ndeshjet transmetohen nga Digitalb

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vllaznisë do t’i duhet të përballet me kampionët në fuqi të Teutës në këtë javë të 20-të të Abissnet Superiores.

Dy skuadra që  kanë pasur shumë luhatje në ndeshjet e fundit por që të dyja të kualifikuara në gjysmëfinalen e kupës vazhdojnë të jenë më garë edhe për zonën europiane në kampionat.

 “Për ne është një mundësi shumë e mirë të vazhdojmë serinë e fitoreve, pas suksesit ndaj Flamurtarit në mesjavë në Kupën e Shqipërisë. Duhet të shfrytëzojmë faktin që luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi përgatitur një plan të mirë ndeshjeje për nesër, duke qenë se e dimë si luan ekipi kundërshtar. Kemi dëshirë t’u shkaktojmë humbje këtu. Ne marrim seriozisht çdo kundërshtar”, tha Tomas Brdariç, trajner i Vllaznisë.

Çifti tjetër i ndeshjeve të së dielës është Kukësi-Kastrioti. Verilindorët duket të kenë gjetur një stabilitet rezultatesh dhe në këtë takim do t’i duhet të ndeshen me Kastriotin i cili pas fitores së fundit me Dinamon ka ringjallur shpresat për të mos qëndruar në fund të klasifikimit.

Është një tjetër ndeshje ku ne duhet të japim 100% për shkak se ata janë shumë të motivuar. Ata vijnë nga një rezultat pozitiv me Dinamon. Ne e respektojmë shumë këtë kundërshtar edhe për shkak të lojës që kanë treguar ndaj çdo kundërshtari. Është shumë e rëndësishme që të fitojmë në këtë takim që të gjejmë vazhdimësinë, të vijojmë me rezultatet pozitive”, tha Diego Longo, trajner i Kukësit.

Këto dy ndeshje ashtu si edhe të gjitha ndeshja e Abissnet Superiores do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.


Top Channel

You may also like