Vllaznia i reziston Realit të Madridit, portierja Williams në superformë

by admin
Spread the love

24′ – Rasti i parë i rrezikshëm për vajzat kuqeblu, krosim perfekt i Megi Doçit nga e majta, por topi ishte i paarritshëm për sulmuesen e Vllasnisë Patterson.

22′ – Tjetër moment i vështirë në portën e Vllaznisë.

Ndihet supermacia e Realit të Madridit në “Loro Boriçi”, ku portierja amerikane Willams po kryen disa pritje të jashtë zakonshme, si kjo e minutës së 16-të.

Mbrëmje historike në “Loro Boriçi”, me Vllazninë që do të sfidojë Realin e Madridit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, në futboll për femra.

Shkodranet shkruan historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në histori deri në këtë nivel dhe tani do të përballen në grup me kryeqytetaset spanjolle, por edhe Chelsean e PSG-në.


Top Channel

You may also like