Vllaznia-Egnatia/ Ndeshja që hap javën e 16-të të Superiores

by admin
Spread the love

Java e 17-të e Abissnet Superiores do të nisë me sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias në Loro Borici të Shkodrës.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Brdaric shprehu besimin se skuadra e tij mund të fitojë këtë ndeshje teksa konfirmoi praninë e Da Silvës dhe mungesën e Latifit:

“Do të kemi kohë për të zgjedhur se cili do të jetë formacioni titullar duke parë edhe mungesën e Latifit. Mendoj se do të aktivizojmë 11 lojtarë, por edhe disa të tjerë sepse nuk kemi nevojë vetëm për titullarët, por edhe për ata që do të hyjnë si zëvendësues. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithë ekipit, sepse kjo është një punë e përbashkët dhe unë mendoj se mund ta mundim Egnatian”.

Java e 16-të e Abissnet superiores pati rezultate surprizë si fitoren e kastriotit ndaj Teutës dhe atë të Dinamos ndaj Kukësit dhe Brdaric tha se për të evituar surpriza të tilla lojtarët do të duhet të jenë të përqendruar.

 “Ja përse duhet të fokusohemi te gjërat thelbësore. Ne nuk nënvlerësojmë asnjë skuadër cilat do qofshin ato; në krye të renditjes apo në zonën e rënies nga kategoria. Ne do të japim gjithnjë maksimumin, ndaj çdo kundërshtari dhe më pas duam të përqendrohemi te ndeshja me Egnatian që t’i shkaktojmë humbjen e radhës”, tha Brdaric.

Brdaric theksoi se shpreson që në këtë ndeshje tifozët të jenë të pranishëm në stadium, sepse Vllaznia zhvillon një futboll të bukur argëtues dhe ata duhet ta shijojnë këtë gjë. Sfida mes Vllaznisë dhe Egnatias do të luhet pasditen e kësaj të premteje në 16:45 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.


Top Channel

You may also like