Vllaznia e femrave në Champions League, ja sa do të përfitojë nga ky kualifikim historik

by admin
Spread the love

Pas kualifikimit historik në Champions League që ekipi i femrave të Vllaznisë arriti, është koha që në Shkodër të bëjnë llogaritë. Të ardhurat që do të vijnë nga UEFA për fazën e grupeve janë të shumta dhe Vllaznia mund të mbushë arkat me shifra që nuk janë parë më parë të vijnë nga futbolli i femrave.

Kështu, në total vetëm për këtë arritje historike Vllaznia do të përfitojë minimalisht 580 mijë euro. Kjo është vetëm shifra që Vllaznia përfiton nga fazat kualifikuese dhe arritja e grupeve të Champions League.

Sigurisht në rast fitoreje të ndeshjeve në grupe, shuma do të jetë vazhdimisht në rritje. Megjithatë, për momentin në fazën ku Vllaznia e femrave ndodhet sot, ajo do të përfitojë minimalisht 580 mijë euro, një shifër që kalon edhe ekipin e meshkujve që luajti dy ndeshje në kualifikueset e Conference League. /oversport.tv

You may also like