Vllaznia “bie” në Ballsh/ Laçi rikthehet tek fitorja pas 3 humbjeve, mund Kastriotin 4-1

by admin
Spread the love

Java e 18-të e Abissnet Superiores ka startuar këtë mesjavë me dy takimet, Laçi-Kastrioti dhe Bylis-Vllaznia.

Shkodranët kanë befasuar këtë herë duke u mundur në stadiumin “Adush Muca” me rezultatin minimal 0-1. Pas fitoreve radhazi mes kampionatit dhe kupës ekipi i Mirel Josës regjistron një humbje në një moment të rëndësishëm për ta. Trajneri Naxhi Shensoi debutoi me Bylisin me fitore dhe mori tri pikë të vyera ndaj Vllaznisë në fushën e mallakastriotëve duke iu larguar përkohësisht zonës së ftohtë të renditjes.

Golin që vendosi sfidë për ballshiotët ishte ai Souza Ferreyra në minutën e 59-të, i cili shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të mbrojtjes shkodrane. Zëvendësimet e trajnerit Josa nuk sollën ndryshimin e rezultatit, ku u përfshi edhe Bekim Balaj që në minutën e 53-të zuri vendin e Kainës.

Për ballshiotët kjo ishte fitorja e parë për vitin 2023, një 3 pikësh që i rendit aktualisht në vendin e 7-të me 20 pikë.

Pasditen e sotme janë zhvilluar dy takime të javës së 18-të të Abissnet Superiores, në të cilat skuadrat vendase kanë fituar. Skuadra kurbinase e Laçi fitoi 4-1 ndaj krutanëve të Kastrotit, ndërsa të ‘Adush Muça’ të Ballshit, skuadra mallakastriote e Bylisit mposhti 1-0 shkodranët e Vllaznisë.

Pas tri humbjeve radhazi, kurbinasit e Laçit arritën një fitore të thellë e bindëse me rezultatin  4-1 përballë Kastriotit. Skuadra kurbinase e dominoi kundërshtarin që në fillim, duke e zhbllokuar lojën me Vasil Shkurtajn që në minutën e 16-të. Pa kaluar ende gjysmë ore lojë, erdhi edhe goli i 2-0, i realizuar nga Spahiu.

Laçi e nisi me vrull edhe pjesë e dytë, me Akinyemin që i çoi shifrat në 3-0 në minutën e 49-të. Më pas, në shtesë ishte Geci (90’+2) që fiksoi rezultatin përfundimtar 4-1. Golin e nderit për miqtë e shënoi Joan Çela në minutën e 81-të.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like