Vllazni e bukur, dominuese dhe e pafat. Tirana reziston

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duhet të presim ende për të shijuar golin e parë për vitin 2022 në Abissnet Superiore. Tirana-Vllaznia nuk prodhoi asnjë gol, njësoj siç ndodhi në takimin tjetër të javës së 16-të, ai mes Skënderbeut dhe Laçit.

Ekipi shkodran zhvilloi një nga ndeshjet më të mira sezonale, dominoi kryesuesit bardheblu në “Air Albania”, por shpërdoroi raste pafund dhe regjistroi takimin e pestë radhazi pa fitore ndaj Tiranës në kampionat.

Në kryeqytet ndodhi gjithçka: që nga fillimi i sfidës me një minutë heshtje dhe banderolë në nderim të Ramazan Rragamit, problemet për anësorin Çokaj, ofendimeve të Da Silvës kundrejt trajnerit Brdaric për zëvendësimin e shpejte, duelin mes Aralica dhe Behiratche, golit të anuluar të Xhixhës, provokimit të tifozëve vendas ndaj shkodraneve, por edhe mjeteve piroteknike dhe stolave të thyer të hedhur në fushë.

Ante Aralica nuk do ketë pasur kurrë në karrierë brenda një ndeshje kaq raste sa sot, teksa të rrezikshëm u shfaqën edhe Liridon Latifi, Ardit Krymi dhe Fjoart Jonuzi për shkodranët, të cilët u ndalën nga Visar Bekaj, më i miri te skuadra vendase.

Tirana gjeti golin me anë të Redon Xhixhës në pjesën e dytë, por sulmuesi bardheblu ishte më i avancuar se lojtarët kundërshtarë. Vllaznia vijoi të krijonte dhe të ishte e rrezikshme, por pa shënuar dot.

Barazimi i sotëm ka ngjitur Tiranën në kuotën e 34 pikëve në krye të renditjes, me gjashtë pikë më shumë se Laçi dhe Kukësi (luan përballë Dinamos), ndërsa kuqeblutë e Thomas Brdaric mbetën në vend të katërt me 26 pikë./Shqip


Top Channel

You may also like