Vllasi flet për tensionet në veri: Rusia ka nevojë ta zhvendos vëmendjen nga lufta në Ukrainë (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-politikani Azem Vllasi, ka folur rreth tensioneve të krijuara të dielën në veriun e Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Vllasi tha në Edicionin Special në Klan Kosova se kjo situatë i konvenon më së shumti Rusisë që po dëshiron ta zhvendos vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

“Serbia e ka në strategjinë e vet i ka dy gjëra kryesore. Kurdo që ka nevojë për interesat të brendshme ose e shtyjnë Rusia, për interesa të veta siç është tash rasti i agresionit rus në Ukrainë dhe Rusia tani ka interes që ka zhvendos pak vëmendjen nga atje në regjionin tonë, të aktivizohet dhe të shkaktojë probleme me Kosovën” – tha Vllasi.

Pas këtij vendimi serbët kishin vendosur barrikada duke pamundësuar qarkullimin për në pikat kufitare në Zubin Potok dhe Leposaviq.

Por, për ta qetësuar situatën atje u dashtë intervenimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier, i cili kërkoi pezullimin e reciprocitetit për 30 ditë.

You may also like