Vlerësohet rreth 4 milionë dollarë, zbulohet rezidenca e Messit në vendlindje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me rastin e kohës së karantinës nga Covid-19, që e mbajti Messin më shumë se sa pritej në Rosario, u bë e mundur të mësohej më shumë për rezidencën e tij përrallore. Ajo quhet “La Fortaleza” dhe ylli argjentinas po e ndërton pranë vendlindjes së tij.

Rezidenca ndodhet në lagjen ekskluzive private “Kentucky” në qytetin e Funes, disa kilometra nga Rosario. Aty, më të pasurit në rajon kanë shtëpitë e tyre të fundjavës ose vendbanimin e përhershëm.

Shtëpia e Messit është më e madhja dhe më ekskluzivja në vend, ajo ndodhet përballë fushës së golfit dhe vlerësohet rreth 4 milionë dollarë. Rezidenca është e ndërtuar me tri kate dhe ka gjithsej 25 dhoma, gjë që i mundëson familjes së madhe të lojtarit të jetë rehat kur ndodhet në Argjentinë.

Përveç kësaj, shtëpia ka një pishinë të madhe dhe kopshte të mëdhenj, ku janë mbjellë shumë pemë, veçanërisht plepa, me kërkesë të lojtarit. Ndër ambientet luksoze bie në sy dhoma private e kinemasë, një palestër e madhe e pajisur plotësisht, një sallë lojërash dhe një garazh nëntokësor për 15 makina, për të mbrojtur privatësinë e mjeteve që hyjnë aty.

Rezidenca nuk ka përfunduar ende plotësisht, por aktualisht është në ndërtim e sipër. Pasi të përfundojë, kjo do të jetë shtëpia që Leo dhe familja e tij do ta kenë si rezidencë në Argjentinë, kur lojtari të përfundojë karrierën e suksesshme futbollistike. Plani është që “La Fortaleza” të funksionojë si shtëpia kryesore e familjes “Messi” në të ardhmen.

You may also like