Opozita shqiptare VLEN edhe sot ka vazhduar me hapjen e shtabeve zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe ata parlamentare që do të mbahen më 24 prill, gjegjësisht më 8 maj.
Nga kampi opozitar shqiptarë kanë theksuar se ata janë të bindur në fitoren e kandidatit të tyre për president Arben Taravari në zgjedhjet presidenciale, ndërsa shtojnë se fitoja do të vuloset më 8 maj, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.
Sipas tyre, në çdo qytet të vendit, vërehet atmosfera e ndryshimit dhe se ka ardhur koha që pas 22 viteve në pushtet, BDI-ja të kalojë në opozitë. /SHENJA/