Vlahovic: Festimi ishte diçka personale, nuk ishte sfidë për dikë

by admin
Spread the love

Mbrëmja e djeshme mes Serbisë dhe Zvicrës përveçse ishte spektakolare, padyshim që pati konflikte mes lojtarëve. Duke nisur që nga festimet e lojtarëve e deri në ofendimet e trajnerit serb. Një prej tyre ishte Vlahovic që shënoi një gol dhe festoi në mënyrë të pahijshme. Ky i fundit foli për “La Gazzetta dello Sport” pas skualifikimit të kombëtares së tij.

“Ne humbëm dhe tani shkojmë në shtëpi, ndjenjat në fushë nuk janë të mira por duhet të shikojmë përpara. Në mars rikthehemi sërish dhe do të përpiqemi të kualifikohemi për Euro 2024. Jam drejt rikuperimit plotësisht, dhimbja është zvogëluar. Tani pres gjithnjë e më shumë nga vetja.” – u shpreh 22-vjeçari.

Vlahovic sqaroi dhe mënyrën se si festoi golin përballë Zvicrës. “Ishte vetëm një gjë personale. Mos mendoni se ishte sfidë për dikë, ka të bëjë vetëm me mua. Të shënosh një gol në Botëror është një ndjenjë e mrekullueshme, por nuk morëm rezultatin që donim dhe nuk vlen aq shumë.”

Ish-sulmuesi i Fiorentinës foli dhe për situatën që ndodhet klubi i Juventusit. “Të shohim kur të kthehem në Itali. Nuk e kam kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur, megjithatë ishte kënaqësi që kisha President dikë si Agnelli. Juventusi nuk dorëzohet kurrë dhe ne do të luftojmë deri në fund.” – përfundoi Vlahovic. /oversport.tv

You may also like