Vlahovic dhe jo vetëm, Arsenal kërkon sulmues

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Arsenal duhet të derdhë plot 150 milionë paundë në arkat e Fiorentinës në mënyrë që të përfitojë shërbimet e sulmuesit Dusan Vlahovic.

Topçinjtë e Londrës janë vendosur prej kohësh në ndjekje të bomberit serb dhe klauzola e lartë e vendosur nga klubi vjollcë nuk pritet ta stepë vrullin e të besuarve të Mikel Artetës për të siguruar firmën me 21-vjeçarin. Trajneri spanjoll i 13 herë kampionëve të Anglisë dëshiron me çdo kusht në skuadrën e tij një sulmues, duke marrë shkas edhe nga rendimenti i dobët që kanë treguar përkatësisht Alexander Lacazette dhe Pierre Emerick Aubameyang.

E si rrjedhojë, Vlahovic është zgjedhja primare ku në rast se nuk gjendet një gjuhë e përbashkët me të do të provohet sulmuesi i Everton, Calvert Lewin por kjo mbetet nje pistë më e komplikuar duke parë se ekipi nga Mersesyside nuk dëshiron të humbasë një lojtar të rëndësishëm në merkaton e janarit.

Për shërbimet e Dusan Vlahovic, Arsenal do të ketë edhe konkurencën e rivaleve të Tottenham Hotspur. Pavarësisht gatishmërisë financiare nga ana e të dyja klubeve angleze, paratë nuk janë faktori i vetëm që kërkohet nga përfaqësuesit e sulmuesit serb, pasi ata kërkojnë një skuadër që i ofron klientit të tyre të luaje në majat e futbollit europian, diçka që Arsenal dhe Tottenham nuk mund t’ja ofrojne, të paktën për këtë sezon. Përveç një qëndër-sulmuesi, topcinjtë e Londrës kanë nevojë edhe për një mesfushor pas largimit te Maitland-Niles drejt Romës pak ditë më parë.


Top Channel

You may also like