Vlahovic dhe Commisso refuzojnë ofertën e Arsenalit

by admin
Spread the love

Klubet e Premier League-s shquhen për fuqinë e tyre ekonomike dhe, sigurisht edhe në atë sportive.

Nga Ishulli vjen oferta e radhës serioze për Dushan Vlahovicin e Fiorentinës. Arsenali, teksa po kërkon të heqë qafe Aubameyangun, marrëdhëniet me të cilin duken të parikuperueshme, i ka bërë ofertë skuadrës së Serisë A për sulmuesin serb.

Propozimi është si më poshtë: 55 milionë për nënshkrimin, plus kartonin e Lucas Torreira, i huazuar nga “Topçinjtë” pikërisht te Fiorentina e që vlerësohet 15 milionë euro. Në total, 70 milionët që kërkon Rocco Commisso. Megjithatë, as presidenti dhe as lojtari nuk kanë ndërmend ta pranojnë ofertën, pasi synojnë ta vijojnë bashkëpunimin të paktën deri në fund të sezonit.

Për më tepër, gazetari i njohur, Gianluca di Marzio, pretendon se përfaqësuesit e lojtarit mendojnë se klienti i tyre duhet të bëhet pjesë e një projekti më serioz.


Top Channel

You may also like