VJENË, 31 tetor /ATSH-DPA/- Kryeministri hungarez Viktor Orban pret që kandidati republikan Donald Trump të nisë menjëherë një iniciativë për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë, nëse ai fiton zgjedhjet e javës së ardhshme në SHBA.
“Ne po përgatitemi”, tha sot Orban në një ngjarje të organizuar nga gazeta javore zvicerane “Weltwoche” për çështjet gjeopolitike, në Vjenë pas një bisede telefonike me Trump.
Orban konsiderohet si një nga liderët më të rëndësishëm evropian të Trump.
“Ata do të ulen në tavolinën e bisedimeve me presidentin rus në një kohë të shkurtër dhe do të zhvillojnë negociata”, tha Orban.
Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur presidentin e ri.
Orban nuk e ka fshehur dëshirën e tij që Trump të fitojë zgjedhjet kundër kandidates demokrate Kamala Harris.
“I urova Donald Trump fat për të martën e ardhshme. Vetëm pesë ditë kanë mbetur. Gishtat e kryqëzuar”, tha Orban në platformën X, pas një bisede me Trump.
“Qëllimi i negociatave të mundshme ruso-amerikane do të ishte mbajtja e konfliktit jashtë politikës botërore në të ardhmen”, tha Orban në Vjenë.
“BE-ja ende nuk e ka kuptuar se – lufta është e humbur për Kievin”, tha ai. / /a.i/