Vjenë, mbrëmë Lajçaku e sot Escobari flasin për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

by admin
Spread the love

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i është bashkangjitur një organizmi në Vjenë që për diskutim ka integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ky organizim po bëhet me parlamentarë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane nga Austria, Gjermani, Franca dhe nga të gjitha vendet e rajonit në kuadër të Iniciativës Ndërparlamentare për Ballkanin Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

Aty po marrin pjesë dy deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe Avdullah Hoti.

“Bashkë me deputetë nga partitë anëtare të EPP-së, duke zhvilluar diskutime përmbajtësore për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Rruga e Republikës sonë është njëdrejtimëshe; integrimi në struktura euroatlantike dhe në partneritet të përhershëm me ShBA” ka shkruar Gashi në Facebook.

Mbrëmë pjesë e këtij diskutimi ishte edhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak nuk bëri të ditur se çka konkretisht tha, por se shprehet i kënaqur që ishte pjesë e këtij organizimi.

“I kënaqur që pata mundësinë t’u drejtohem pjesëmarrësve të Iniciativës së Bashkëpunimit Ndërparlamentar @KASonline për Ballkanin Perëndimor në Vjenë për të diskutuar të ardhmen e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak në Vjenë, flet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE

Hoti mori pjesë në diskutimin e Lajçak për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE

You may also like